Erdogan: Bajrami më i lumtur me Xhaminë e Madhe Ajasofja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se rihapja e Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) si xhami, e bëri festën islame të Kurban Bajramit edhe më të lumtur, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

“Rihapja e Xhamisë së Madhe Ajasofja, një plagë 86-vjeçare në zemrën e kombit tonë, ka shtuar gëzimin e Bajramit tonë”, tha Erdoğan duke ua uruar Kurban Bajramit përmes video-lidhjes zyrtarëve lokalë të partisë së tij që është në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdoğan tha se ka kërkuar që të mbahet një kongres partiak në të ardhmen si “ringjallje e re, një moment historik i ri”.

Kongresi i radhës i AK Partisë pritet të mbahet në fund të vitit 2020, me respektimin e masave shëndetësore dhe të sigurisë kundër koronavirusit të ri.

Erdoğan tha se ata që “e shohin veten e tyre mbi kombin” nuk mund të jenë anëtarë të AK Partisë.

“Ne do të shtojmë miqtë tanë, do të zvogëlojmë armiqtë”, tha ai.

“Arsyeja për ekzistencën e AK Partisë, arsyeja pse ne marrim përsipër këto detyra dhe arsyeja e shpresës së njerëzve tek ne janë të njëjta”, shtoi Erdoğan.

Më 24 korrik, falja e namazit të xhumasë në Ajasofja shënoi adhurimin e parë pas 86 vjetësh.

Ajasofja shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit, dhe si xhami nga viti 1453 deri në 1934, gati 500 vjet, dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Në vitin 1985, Ajasofja u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Përpos se është një xhami, Ajasofja është ndër destinacionet kryesore turistike në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.