Erdogan: Çështja e Sirisë për Turqinë nuk është përpjekje për të zgjeruar kufijtë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se çështja e Sirisë për Turqinë nuk është kurrsesi një aventurë ose përpjekje për të zgjeruar kufijtë e saj, raporton Aandolu.

Marketing

“Problemi ynë nuk është as nafta, as territori në Siri. Ajo që duam është të sigurojmë kufijtë tanë me një zonë të sigurtë”, tha ai.

“Rreth 4 milionë njerëz janë drejtuar drejt kufijve tanë për shkak të sulmeve të përgjakshme të regjimit ndërsa 1.5 milionë janë pranë kufirit. Në vendin tonë strehojmë 3.7 milionë sirianë. Nuk jemi në gjendje të përballojmë një valë të re të migracionit.”, njoftoi presidenti turk.