Erdogan: Do të krijojmë më shumë zona të sigurta në Siri

Turqia ka përfunduar përgatitjet për të krijuar më shumë zona të sigurta brenda Sirisë, ashtu siç ka bërë në të kaluarën me dy sulme ushtarake në pjesën veriore të vendit, në kufi me Sirinë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Marketing

Duke folur në selinë e partisë së tij, në qytetin Trabzon, Erdogan tha se çerek milion njerëz tashmë janë kthyer në zonat e çliruara në Siri, raporton Reuters.

Presidenti turk, Erdogan tha se përpjekjet diplomatike dhe ushtarake në provincën siriane Idlib, kanë përshpejtuar shmangien e një “katastrofe”, si ato që kanë ndodhur në pjesë të tjera të Sirisë.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht me shtypjen e protestave të opozitës.
Që atëherë, në Siri kanë vdekur mbi 350 mijë persona. Si pasojë e konfliktit, miliona sirianë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Marketing