Erdogan, Merkelit: Nuk po funksionojnë rregulloret Turqi-BE për migrimin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë kancelares gjermane, Angela Merkel të premten që rregulloret për migrimin në mes të Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë duke funksionuar dhe duhet të rishikohen, ka njoftuar presidenca turke, transmeton Reuters.

Marketing

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të premten migrantëve në kufirin turk që të mos kalojnë në anën e Greqisë, duke dhënë shenja për ofrim të ndihmës për Ankaranë, teksa përplasjet në mes të policisë greke dhe refugjatëve kanë hyrë në javën e dytë.Në një bisedë telefonike, Erdogan po ashtu i kanë thënë kancelares Merkel se marrëveshja për armëpushim me Rusinë për rajonin e Idlibit në Siri, synon të mbrojë civilët dhe trupat turke atje.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështet Turqia dhe forcave qeveritare siriane nga Rusia.

Marketing