Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka publikuar fotografi ku shihet duke marrë vaksinën anti-Covid.

“Deri më tani, 254 mijë punonjës shëndetësorë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinimeve brenda programit tonë të suksesshëm të vaksinimit. Unë gjithashtu u vaksinova duke u bashkuar me ta.

Shpresojmë që së shpejti të synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Erdogan.