Erdogan: Nuk mund të harrojë letrën e presidentit Trump

Presidenti i Turqisë thotë se vendi i tij “nuk mund të harrojë” letrën ashpër të cilën presidenti i ShBA-ve Donald Trump ia kishte dërguar pas ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë.

Marketing

Ai thotë se “dashuria dhe respekti” i ndërsjellë midis dy liderëve e pengon atë të mbajë atë në agjendën e Turqisë.

Këto janë komentet e para të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me letrën të cilën Trump ia kishte dërguar më 9 tetor, në të cilën ndër të tjera ai paralajmëroi Erdogan që të mos bëhej një “djalë i ashpër” dhe “i marrë”.

Erdogan u tha gazetarëve të premten në Stamboll se Turqia do të “bënte atë që është e nevojshme” në lidhje me letrën “kur të vijë koha”. Ai nuk shpjegoi hapat konkret.

“Letra e Presidentit Trump, e cila nuk shkoi dorë për dore me mirësjellje politike dhe diplomatike, është shfaqur në media. Sigurisht që nuk e kemi harruar. Nuk do të ishte e drejtë për ne ta harronim”-tha Erdogan.

Marketing