Erdogan: Prej 31 dhjetorit “llokdaun” i plotë pesëditor në Turqi

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi sot se prej 31 dhjetorit në vend do të vendoset “llokdaun” i plotë në kohëzgjatje prej pesë ditëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Marketing

AI theksoi se urdhri për qëndrim në shtëpi do të fillojë të zbatohet në natën e Vitit të Ri në orën 21:00 dhe do të zgjasë deri më 4 janar.

Erdogan do të drejtohet pasi që të dhënat zyrtare treguan se në Turqi brenda ditës janë regjistruar rekord 229 të vdekur nga Kovid-19.

Sipas informatave të Qeverisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29.617 raste të reja me koronavirus. Gjithsej deri më tani në atë vend nga koronavirusi janë infektuar 1.866.345 njerëz, përderisa 16.646 persona kanë vdekur.

Marketing