Erdogan: Të mobilizohemi sa më parë, njëjtë sikurse gjatë krizës financiare globale

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan Erdogan me krizën e krijuar nga virusi Codvod 19 në botë, ka bëre thirrje për mobilizim sa më parë, njëjtë sikurse siç tha, gjatë krizës financiare globale.

Marketing

‘Ftoj të gjitha vendet t’i bashkohen në mënyrë të drejtë luftës kundër krizës globale shëndetësore, derisa njerëzimi të marrë frymë lirshëm.Në këtë proces, jemi të detyruar të jemi udhëzues, të marrim përgjegjësi mbi supe dhe të shfaqim bashkëpunim në nivel global. Asnjë vend nuk e ka luksin të zbatojë politika proteksioniste dhe të njëanshme. Në këtë periudhë, duhet t’i mobilizojmë resurset financiare humanitare për rajonet e prekura nga luftërat dhe komunitetet e rrezikuara’-tha Erdogan.