Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç` është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.

Ai e cilëson një ujdi të tillë thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, madje kjo sipas tij, është arsyeja përse Turqia e mbështet rifillimin e dialogut mes dy vendeve./tch

Artikulli paraprak‘Ribalanci i buxhetit’, Angellovska me fjalim identik si në Komision ashtu edhe në seancë plenare
Artikulli tjetërBorisov: Bullgaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO