Erdogan: Turqia, një nga 10 vendet e botës që projektojnë dhe prodhojnë luftanijet e veta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia është një nga dhjetë vendet e vetme në botë që projektojnë dhe prodhojnë luftanijet e veta, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Duke folur në një ceremoni të dorëzimit të anijeve të reja në Stamboll, Erdoğan tha se Turqia po e vazhdon me vendosmëri rrugën e saj në industrinë e mbrojtjes.

“Është e pamundur që kombet që nuk janë të pavarur dhe të fortë në fushën e mbrojtjes ta shohin ardhmërinë e tyre me siguri”, tha presidenti turk.

Ai tha se synimi i Turqisë është zhvillimi i një industrie të mbrojtjes e cila nuk do të ketë asnjë nevojë nga jashtë në asnjë fushë kritike dhe ndërtimi i infrastrukturës së prodhimit.

“Turqia është një nga dhjetë vendet në botë që projektojnë dhe prodhojnë luftanijet e veta”, theksoi Erdoğan.

Gjatë ceremonisë së sotme të forcave detare turke iu dorëzuan dy anije për reagim të shpejtë dhe trajnim në zhytje, dy anije sulmuese SAT dhe tetë anije të shpejta patrullimi.

Marketing