Erdon Daci rinovon kontratën me Konjasporin deri në vitin 2023 (FOTO)

Erdon Daci ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Superligës turke Konjaspor, duke nënshkruar kontratë të re me të cilën e lidh atë deri në vitin 2023. Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit turk.

Marketing

Gjatë nënshkrimit të kontratës së re mori pjesë edhe menaxheri i Erdon Dacit, Seckin Ozdil, si dhe familja e Erdonit, derisa menjëherë pas kësaj ka folur vetë futbollisti shkupjan, i cili është shprehur i kënaqur dhe i lumtur me rinovimin e kontratës me klubin turk.

“Vazhdimi i kontratës për mua sjell një përgjegjësi të madhe. Prej kur jam pjesë e këtij klubi, unë kam punuar në mënyrë disiplinore për të fituar besimin e klubit. Kujdesem mirë për veten dhe do të vazhdoj punën time me motiv të madh dhe ambicie më mëdha”.

“Unë sinqerisht besoj se ky sezon do të jetë i frytshëm dhe i suksesshëm për mua dhe ekipin tim. Pres me padurim fillimin e kampionatit”, deklaroi për faqen e klubit Erdon Daci, transmeton gazeta KOHA.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, në adresë të Erdonit dhe babait të tij Sadat Daci, kanë arritur mesazhe të shumta nga tifoz të Konjasporit por edhe miqve të tyre që i kanë.

Marketing