Një nga profesorët më të kualifikuar të ligjit belg të Universitetit të Lirë të Brukselit (ULB), Eric David, ka pranuar të japë mendim të jashtëm ekspert për përmbajtjen e marrëveshja së Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Profesori, i cili në nivel personal beson se “kërkesat greke janë të ekzagjeruar”, nuk sheh asnjë kërcënim për popullin maqedonas të kësaj Marrëveshjeje dhe nuk pajtohet me akuzat se është shkelur e drejta për vetëvendosje të popullit të Maqedonisë, sepse në rastin e emrit ky koncept nuk është i zbatueshëm, shpjegon ai.

Në mosmarrëveshjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, nuk bëhet fjalë për çështje territoriale, as kontekstit kolonial apo parakolonial.

“Mosmarrëveshja për emrin e Maqedonisë nuk është problem i pavarësisë, Greqia kurrë nuk ka administruar Maqedoninë Veriore, kështu që pretendimet e emrit të Greqisë nuk cënojnë në asnjë rast të drejtën për vetëvendosje të popullit të Maqedonisë, thotë Eric David.

Ai gjithashtu e pranoi se ky kontest, megjithatë është unik dhe është një lloj precedenti në të drejtën ndërkombëtare sepse mbrojtja e emrave ekziston vetëm në fushën tregtare, por jo edhe në fushën kulturore.

“Unë personalisht besoj se kërkesa greke është e tepruar dhe mendoj se kjo marrëveshje, e cila e riemëron shtetin në Maqedoni Veriore, është në të vërtetë një kompromis i shkëlqyeshëm midis dy palëve. Maqedonia Veriore merr pajtushmëri sepse emri është i njohur dhe identifikohet më mirë gjeografikisht. Dhe grekët janë të kënaqur me faktin se Maqedonia Veriore nuk është Greqi”, tha David.