Eriksen dërgon mesazhin e parë për publikun: Nuk do të dorëzohem!

Christian Eriksen thotë se ndihet mirë pasi pësoi një arrest kardiak të shtunën mbrëma në ndeshjen kundër Finlandës.

Marketing

Ylli i Danimarkës ka dërguar një mesazh te Gazetta dello Sport përmes agjentit të tij.

“Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Ndihem më mirë tani – por dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur,” tha ai.

“Unë dua të them faleminderit të gjithëve për atë që keni bërë për mua.”

Mesfushori i Interit në ditët në vazhdim do të ndjek terapia në mënyrë që gjendja e tij të përmirësohet edhe më tej.

Marketing