Erion Veliaj: Ali Ahmeti ka patur rini të vështirë, nga më të vështirat

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj qëndroi dje në Tetovë ku ndoqi për së afërmi zgjedhjen e kryesisë së re të Forumit Rinor të BDI-së, me cka gjatë fjalimit të tij ai njëherit në radhë të parë falënderoi kryetarin e BDI, Ali Ahmeti për ftesën që ja ka bërë ndërkaq përgëzoi dhe falënderoi mikun e tij, deputetin Artan Grubi për organizimin e bërë.

Marketing

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalimit të tij tha se sot është një ditë fantastike për BDI-në, pasi ka vendosur me ndryshuar vetë dhe me promovuar djemtë dhe vajza të rinj që të marrin stafetën për partin në të ardhmen dhe për fatet jo vetëm të partisë por edhe të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Disa prej jush që angazhoheni sot në forumin rinor ndoshta nuk e kanë patur vendimin e lehtë ndoshta kanë thënë se po e prish rehatin time dhe pse po ngatërohem me politik. Unë mendoj se duhet kujtuar atë që thotë presidenti Roosevelt, duhet me zbrit nga shkallët e tribunës, duhet me zbrit nga kafet e spektatorëve, duhet me zbrit nga analistët e televizioneve që vetëm po japin mend dhe duhet me marr përgjegjësi për të marr vendime të vështira. Ali Ahmeti nuk është sot kryetari i juaj se e ka patur jetën e lehtë, ndoshta ka patur jetën më të vështir dhe më të komplikuar që ndokush ta ketë patur në politik”, u shpreh, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Në fjalimin e tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se sot kombi është në ditët më të mira, sot ne jemi më të fuqishëm në Maqedoni, kemi një Shqipëri që është anëtare e NATO-s dhe bashkë me Maqedoninë e Veriut do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, kemi një Kosovë të pavarur dhe kemi përfaqësim më të madh të shqiptarëve në Mal të Zi dhe sot kombi nuk kërkon me marr pushkën.

“Sot kombi kërkon me i përvesh mëngët dhe me filluar punën që ne ti kthejmë lavdin e munguar shqiptarëve ku do që janë. Brezi pra jush ka bëra gjëra të jashtëzakonshme. Kur kam ardhur në Maqedoni si fëmijë kam pyetur vetën si ka mundësi që këtu jetojnë 1/3 e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë flamur shqiptar në publik. Sot është ndryshe fal punës së partisë suaj dhe insistimit që kanë drejtuar procese të guximshme. Nëse flamuri shqiptar më përpara është një anomali sot është anomali vendi ku nuk është dhe unë besoj se partia juaj duhet të ndjehet krenare për këtë mision dhe gjithë shqiptarët e mirë që ju bashkuan një procesi jo të lehta me vendime të lehta por të guximshme që sot janë shpërblyer. Sot gjuha shqipe është zyrtare dhe nuk e kisha menduar fare që do të bëhet deri sa të isha unë gjallë”, tha Erion Veliaj.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Marketing