Erion Veliaj merr masa për “KikiChallenge” (Foto)

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj përmes një fotografie në Facebook ka bërë thirrje për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes së veturës.

Marketing

Në këtë fotografi shihet një tabelë e vendosur në një nga rrugët e Tiranës, në të cilën thuhet:”Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”.

Ky postim nga i të parit të Tiranës, lidhet me publikimin e shumë videove nga persona të ndryshëm që kërcenin me këngën e reperit Drake, In My Feelings.

“Të besh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja!
Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vendose rripin e rri në makinë shoku! “, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Ndryshe, #KikiChallenge është një sfidë ku njerëzit nga mbarë bota kanë kanë realizuar video duke dalë nga veturat përderisa ato janë duke lëvizur e duke bërë vallëzim nën tingujt e kësaj këngë.

Marketing