Erjon Veliaj: Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut-Bashkimi bën fuqinë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social twiter ka uruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Marrëveshjen e arritur midis subjektit shqiptarë BDI-së fituese e zgjedhjeve tek shqiptarët dhe LSDM-së së Zoran Zaevit duke përmendur edhe kryeministrin e parë shqiptar, informon TetovaSot.

Marketing

Me këtë rast Veliaj është shprehur se kjo është një arritje unike dhe kryeministri shqiptar qoftë edhe për 100 ditë si fillim,çdo progres nis me një hap të parë ka deklaruar Veliaj.

Në pres konferencën e përbashkët të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit u njoftua se është vendosur që 100 ditë të mandatit qeverisës Kryeministri do të propozohet nga partneri shqiptar në Qeveri, rrespektivisht BDI. Dihet që propozimi parazagjedhor i BDI-së për postin e Kryeministrit ishte që Naser Ziberi të jetë Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Me këtë arritje historike për shqiptarët, thehet edhe tabuja e fundit në mes komuniteteve në vendin tonë.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1295736751856799746?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1295736751856799746%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2F2020%2F08%2Ferjon-veliaj-urime-shqiptareve-te-maqedonise-se-veriut-bashkimi-ben-fuqine%2F

 

Marketing