Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”, ndodhi një përplasje mes moderatorit dhe të ftuarës. Në studio ishin Nuseir Yassin, një blogger arabo- izraelit, i cili në faqen e tij Nas Daily poston video 1- minutëshe nga mbarë bota, Alyne Tamir, e dashura e tij si dhe dhe Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe”.

Si gjithmonë nuk mund të mungonte pyetja me “spec” e Kejvinës, e cila bëri që këtë radhë të dilte jashtë kontrollit.
Pyetja, “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?”, ishte ajo që bëri që e dashura e Nuseir të shpërthente.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.