Ermonela Jaho koncert bamirësie në Tiranë: Fitimet, për të mbështetur gratë me kancer gjiri

Tingulli, fjala dhe lëvizja do të bëhen bashkë sot pasdite në emër të një kauze të madhe, atë të ndërgjegjësimit për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit. Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, së bashku me kolegen Vikena Kamenica dhe balerinën Enada Hoxha do të performojnë në një koncert bamirësie në emër të të gjitha grave dhe vajzave të prekura nga kjo sëmundje për një qellim shumë konkret.

Marketing

Ambasadorja e fushatës kundër kancerit të gjirit, tashmë prej dy vitesh Ermonela Jaho tha se dy muaj më parë ka humbur dy mikeshat e saj më të ngushta nga kjo sëmundje, ndaj çdo veprim sado i vogël për ndërgjegjësim është xhesti më minimal që mund të bëjë çdo kush, mjafton që ajo që bëjmë të ketë shumë dashuri.
Koncertit të artisteve publiku i është përgjigjur menjëherë dhe me shumë dashamirësi pasi biletat janë tashmë të shitura. Nën moton “Fjongoja Rozë” më kujton”, artistët premtuan vazhdimësinë e kontributit të tyre në këtë kauzë.

Marketing