Erolld Musliu: Nuk kam asnjë lidhje me “Lagjen e Trimave”

Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu në një intervistë për Dojçe Vele ka folur për shumë gjëra mes të cilave për “Lagjen e Trimave”, “27 prillin” për BDI-në, reformat në siguri e kështu me radhë.

Marketing

Musliu pas diplomimit në fakultetin për siguri, karierën e tij profesionale e fillon në MPB dhe më pastaj në Agjencinë për Zbulim.

Musliu shprehet se për të qenë udhëheqës i një institucioni nuk mjafton vetëm të jesh profesionist, por edhe të keshë vizion për atë institucion. Ai funksionin e ri e sheh si motiv për mposhtjen e sfidave gjatë ndërtimit të perspektivave të Agjencisë.

Ai më tej flet për Lagjen e Trimave dhe 27 prillin. Musliu konsideron se këto dy ngjarje do të ngelin në memorjen e çdo secilit që po kalon në këtë periudhë të zhvillimit të demokracisë në vend.

“Dy ngjarjet ndodhën në momente shumë të ndjeshme politike dhe dolën nga një udhëheqje e gabuar me shërbimet e sigurisë. Vet fakti që në të dy ngjarjet përmendet dhe involvim i pjesëtarëve të AZ-së, tregon se gjendja në sektorin e sigurisë ka qenë jashtë kontrollit dhe të gjitha standardeve profesionale. Fakt është që as Agjencia për Zbulim as Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të shkojë përpara pa zbardhjen e këtyre dy rasteve. As unë nuk mund t’i fshijë lehtë pasojat nga këto ngjarje ku kishte viktima në njerëz, dhimbje fizike dhe shkatërrim prone. Mund të potencoj se tërësisht do ta vë në dispozicion dhe do të bashkëpunoj me PTHP-në me qëllim zbardhjen e të gjitha dilemave rreth institucionit përgjegjës për të dy ngjarjet”, ka deklaruar Musliu.

Sa i përket kontestimit nga ana e BDI-së, Musliu thotë se ishte befasuar nga reagimi i tyre, sepse siç thotë, emri i tij asnjëherë nuk është përmendur në “ngjarjet e Kumanovës”.

“Më duhet ta pranoj se reagimi i BDI-së për mua ishte befasi, sepse emri im asnjëherë nuk është përmendur në kontest të “ngjarjeve të Kumanovës”. Befasi është edhe fakti që BDI ka heshtur për “përgjegjësinë” deri në emërimin tim. Por, nëse disponojnë me informata dhe fakte tjera, unë jam i gatshëm ti sqaroj të njejtat. Ja jë përgjigjem direkisht dhe me shumë përgjegjësi: Nuk jam i involvuar në ato ngjarje në asnjë mënyrë dhe as emri im nuk është përmendur në këtë kontest. Por tani si drejtor i AZ, e kam për detyrë të zbardhë tërësisht këto ngjarje”, ka potencuar ai.

Ndryshe, siç kemi potencuar dhe më herët, menjëherë pas emërimit të Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim, i menjëhershëm ishte reagimi dhe pakënaqësia e BDI-së për atë se siç thanë, emri i Musliut është i dyshimtë për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”.

Marketing