Eros Grezda i propozon për martesë Oriola Marashit

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të komentuar të showbizit.

Marketing

Modelja dhe futbollisti u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi.

Sulmuesi duket shumë i dashuruar me modelen dhe madje flitet se i ka bërë propozimin për martesë.

“Panorama plus” shkruan se Oriola ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë.

Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda vendosi foto profili në Instagram një foto me Oriolën ku shiheshin të përqafuar.

Ndërkohë ai dhe partnerja nuk ndalojnë së shprehuri publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. “A je e dashuruar me këtë?, shkroi modelja në një prej postimeve të fundit.

“Jam i dashuruar me ty”, i komentoi futbollisti.

“Sa me fat”, ia ktheu Oriola.

Marketing