Moti me shi dhe me vranësira nuk lejoi kushte ideale që banorët e Shkupit të kënaqen në vëzhgimin e “hënës së përgjakshme” që mbrëmë zgjati 1 orë e 43 minuta, përderisa njerëzit nga e gjithë bota e shikuan errësimin më të gjatë të Hënës në këtë shekull.

Mijëra njerëz patën mundësinë e vetme për të vëzhguar Hënën, e cila u errësua para se të shkëlqejë në ngjyrë portokalli dhe ngjyrë të kuqe të errët, derisa perëndonte në hijen e Tokës.

Errësimi i plotë mund të vërehej nga Evropa, Rusia, Afrika dhe Lindja e Afërme, pjesa më e madhe nga Azia dhe Australia, edhe pedhe pse në disa vende të caktuara retë e mbulonin Hënën.

Përveç errësirës së plotë, njerëzit nga e gjithë bota vëzhgonin edhe një fenomen, gjegjësisht momentin kur Marsi dhe Toka janë më afër me shtigjet e tyre.

Fenomeni i njohur si “Hëna e përgjakur” do të përsëritet në vitin 2123.