Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Toplik” të PSP-së

Në Gjykatën Penale nuk u mbajt sot seanca e caktuar gjyqësore për rastin “Toplik”, ku i dyshuar i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”.

Marketing

Vazhdimi i gjykimit do të caktohet përsëri. Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani.

Sipas aktakuzës së PSP-së, i akuzuari i parë Janakievski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike të cilit ia ka imponuar të përzgjedhë ofrues për blerje dhe posedim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, rrjedh se për shkak të shfuqizimit të kontratës me faj të Ministrisë, kjo e ka detyruar në vlerë prej një milionë euro t’i paguajë borxh dhe interes personit juridik “San siti”.

Sipas aktakuzës, Janakievski dhe pesë të akuzuarit e tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit për 63.206.839 denarë, gjegjësisht për një milionë e 44.000 euro.

Marketing