Është arritur marrëveshja për kalimin e Vidal te Interi

Arturo Vidal thuhet të ketë arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Interit për gjysmë milion euro plus bonuset, ndërsa lojtari do të marrë një pjesë të rrogës së mbetur te Barcelona.

Marketing

Sipas RAC 1, Blaugranët do ta shesin kiliani për një shumë bazë, një vit para përfundimit të kontratës së tij.

Në këtë mënyrë, Nerazzurrët do të paguajnë 500.000 euro për t’i siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të Juventusit, i cili do ta ribashkohet me Antonio Conten në Giuseppe Meazza.

Në ndërkohë, Barca do ta paguajë një pjesë të pagës që ai e ka me kontratë për sezonin 2020/2021 (që skadon në qershor të vitit të ardhshëm).

Brenda 48 orëve të ardhshme pritet t ë kryhen ekzaminimet mjekësore dhe të nënshkruhet kontrata.