Është duke ndodhur tani fluturimi më i gjatë në histori të Gjermanisë

Linja ajrore gjermane “Lufthansa” nisi të dielën fluturimin më të gjatë pa ndalesa në historinë e aviacionit gjerman.

Marketing

Aeroplani është nisur nga Hamburgu dhe po shkon drejt Ishujve Falkland në distancë prej 13.700 kilometra.

Fluturimi duhet të zgjasë 15 orë e 35 minuta.

Në aeroplan ndodhen një grup studiuesish nga instituti gjerman “Alfred Wegener” dhe ekuipazhi Polastern ku do të mbledhin të dhëna për klimën.