Është ende fëmijë, por i gëzuar se i ati deputet i ka premtuar se do të punojë për shqiptarinë

Agan Ajdari 10 vjeçar dhe motra e tij 8 vjeçare Rona, janë kujdesur që të atit Berat Ajdari t’ia shënojnë festën e zgjedhjes deputet në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan News-TV.

Marketing

“Forca babi- fitore”, është parollë e veçantë që e kanë mbajtur fëmijët në shtëpi për babin, dhe kuptohet më e vlefshme se parollat tjera ku ka mundut t’i hasë kandidati në tubime.

Por ajo që tërheq vëmendje te këta fëmijë është theksimi i premtimit të të atit:

“Ai na premtoi se do të punojë për shqiptarinë”, thotë me plot mburrje Agani 10 vjeçar.

Agani nuk flet për ndonjë kapriço fëmijërore apo një ëndërr, ose se të shprehë dëshirë që babi që t’i blejë diçka të shtrenjtë, e ka hallin e punës për shqiptarinë.

Agani dhe Rona Ajdari janë fëmijë të Berat Ajdari, deputet i posazgjedhur nga fshati Sllupçan i Kumanovës, nga radhët e BDI-së.

Marketing