Është ngrirë prona “e zbuluar” e ish kryeministrit Gruevski

Gjykata Penale e ka ngrirë pronën e re e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski që u zbulua së fundmi.

Marketing

Bëhet fjalë për dy banesat dhe parcelën në Vodno prej 3 mijë metra katrorë, si pjesë e hetimit të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori republikan, Ljubomir Joveski për SDK-në thotë se prona nuk figuron në emrin e Gruevskit, por njohuritë flasin se në thelb është e tij.

Në këtë drejtim shkon edhe ajo, se askush nuk ka parashtruar ankesë për ngrirjen e pronës. Njëra nga banesat ishte në emrin e sekretareshës së përmendur, kurse tjetra në pronësi të kompanisë. Konfiskimi kryhet si pjesë e hetimit “Parcelat në Vodno”, në të cilat Gruevski ngarkohet se ka keqpërdorur mjetet e partisë politike, VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me këto, paraprakisht Gruevski ka reaguar nga Hungaria ku gjendet në azil politik. Ka deklaruar, se “nuk i ka shkuar ndërmend të marrë para nga partia për të blerë apartamente”./SDK