Është rritur numri i pasagjerëve në transportin rrugor

Numri i pasagjerëve në transportin rrugor në tremujorin e katërt prej vitit 2018 është rritur për 12,4 për qind në krahasim me tremujorin e vitit 2017, në transportin urban dhe periferik është rritur për 1,4 për qind, në transportin ajror për 8,7 për qind, ndërsa në transportin hekurudhor është zvogëluar për 3,5 për qind.

Marketing

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i pasagjerëve në transportin rrugor është zvogëluar për 1,7 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2018, në transportin urban dhe periferik është rritur për 29,2 për qind, në transportin hekurudhor për 10,5 për qind, përderisa në transportin ajror është zvogëluar në 33,1 për qind.

Sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e katërt të vitit 2018 në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2017, është rritur për 21,7 për qind, në transportin hekurudhor është zvogëluar për 25,9 për qind, përderisa në transportin ajror është rritur për 8,0 për qind.

Sa i përket tremujorit të tretë për vitin 2018, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është zvogëluar për 9,7 për qind, në transportin hekurudhor për 27,1 për qind, ndërsa në transportin ajror zvogëlimi është 31,4 për qind.