Është vazhduar afati për aplikim për vendosje në shtëpitë e studentëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se afati për aplikimin elektronik dhe parashtrimin e dokumenteve për vendosje në shtëpitë e studentëve gjatë vitit akadmeik 2020/2021 për studentë nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve është vazhduar për shtatë ditë dhe në vend se sot, do të përfundojë më 25 gusht, në pajtim me ndryshimet e Коnkursit. Listat përfundimtare me kandidatë të pranuar do të publikohen më 7 shtator 2020 në tabelat lajmëruese në shtëpitë e studentëve dhe në ueb-faqen e MASH-it.

Marketing

Në 12 objekte akomoduese të lira janë gjithsej 5419 vende. Prej tyre, për studentë të regjistruar në vit të parë janë dedikuar 1083 shtretër, ndërsa për studentë të cilët janë regjistruar nga viti i dytë deri në të gjashtin dhe për absolventë të lira janë 4336 vende.

Në pesë shtëpi të studentëve dhe objekte akomodimi në Shkup, të lirë janë gjithsej 4.015 shtretër , prej të cilëve numri më i madh (1216) janë në shtëpinë e studentëve “Goce Dellçev”. Në Manastir ka 385 vende, në Ohër 226, Prilep 333 dhe në katër objekte në Shtip ka gjithsej 460 vende për akomodim.

Studentët të cilët paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë paraqitje elektronike të vendosur në faqen e internetit www.konkursi.mon.gov.mk  dhe mund të konkurrojnë për pranim vetëm në një shtëpi të studentëve.

Afati për paraqitjen elektronike të studentëve nga viti i dytë dhe vitet më të larta filloi më 27 korrik dhe me afatin e vazhduar do të zgjasë deri më 25 gusht, ndërsa afati për paraqitjen elektronike të studentëve nga viti i parë do të fillojë prej 7 shtatorit dhe do të zgjasë deri më 21 shtator.

Në Konkurs është sqaruar mënyra në të cilën do të ndahen shtretërit për studentë, kushtet për pranim, dokumentet e nevojshme për konkurrim dhe mënyra dhe afati i paraqitjes.

Sipas afateve për akomodim, studenti shpërngulet në stëpinëe  studentëve duke filluar prej ditës së nënshkrimit të marrëveshje me shtëpinë në të cilën është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë prej publikimit të listës përfundimtare.

Marketing