Është zhdukur një grua 48 vjeçare nga Pershevca e Tetovës, familja apelon për ndihmë

Familja e 48 vjeçares Xhemile Hasani nga Pershevca e Tetovës apelon qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e saj duke pasur parasysh se më 6 maj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ajo është me çrregullime mendore, ndërsa nga shtëpia është larguar mbrëmë rreth orës 21.

Marketing

“Rasti është paraqitur edhe në policinë e Tetovës. Vëllai i gruas ka përmendur lokacionet ku është e mundur që personi të shkojë dhe ndërmerren masa për gjetjen, informojnë nga SPB Tetovë. Nga familja apelojnë nëse dikush e takon ose e njeh të paraqitet në numrat e telefonit 044/384-308 apo 075/451-512.

Marketing