Esport3: Barcelona dëshiron shkëmbimin Griezmann – Felix

11:20 | 19 Maj 2021

Marketing

Barcelona dëshiron të shkëmbejë sulmuesin Antoine Griezmann me yllin e Ateltico Madridit, Joao Felix.

Sipas Esport3, fakti që Jorge Mendes është agjent i portugezit, bën që shkëmbimi mund të realizohet, transmeton lajmi.net.

Media spanjolle raporton se Atletico do ishte i lumtur me rikthimin e Griezmannit, derisa Barcelona dëshiron të shpëtojë nga pagat e larta të francezit.

Kjo mundësi shkëmbimi ishte në tavolinë verën e kaluar, por Atletico refuzoi ngase u ndjenë se nuk ishte e drejtë.

Tani, nuk shihet më si i padrejtë, pas një edicioni të mirë të Griezmann dhe një zhgënjyes nga ana e Felix.

Ndërkohë, presidenti Enrique Cerezo ka pranuar se do ishte i hapur për blerjen e Griezmannit, por assesi nuk do ta shesë Felixin./Lajmi.net/