Estrada shqiptare dhe humanizmi, emrat që bashkëndjenë dhimbjen me familjet në nevojë

Estrada shqiptare kanë treguar në shumë raste zemërgjerësinë.Janë aktiv në mbrëmje të ndryshme muzikore dhe duke pasur parasysh këtë fakt këngëtarët e njohur shqiptarë edhe fitojnë shumta të mëdha të hollash.

Marketing

Është një numër i madh i publikut që i ndjek, ua pëlqen këngët e i përkrahë deri në maksimum duke u dhënë kurajo për të vazhduar përpara.

Mirëpo edhe ata nuk i harrojnë pasi u sjellin këngë të cilat shndërrohen në hite.

E çfarë nuk duhet harruar është zemërgjerësia e tyre që kanë treguar në raste të ndryshme duke i ndihmuar familjet në nevojë.

Me rastin e tërmetit të 26 nëntorit emra të njohur të estradës shqiptare janë mobilizuar për të ju ndihmuar familjet e prekura.

Duhet theksuar se Ermal Fejzullahu me familjen dhe një mik kanë dhuruar shumën prej 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Bebe Rexha,Noizy, Stresi, Morena Taraku, Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku, Gold AG, Capital T janë vetëm disa nga emrat që kanë shkuar për t’i vizituar familjet e prekura nga tërmeti dhe i kanë ndihmuar ata.

https://www.instagram.com/p/B5p14w0FhGp/?utm_source=ig_embed

View this post on Instagram

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

https://www.instagram.com/p/B5tpKKHJutH/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/B5nwyM4nVNV/?utm_source=ig_embed

përveç në këtë rast ku pothuajse të gjithë artistët e edhe shqiptarët në përgjithësi kanë ofruar kontribut, në vitin që lamë pas artsitët e njohur shqiptarë kanë bashkëndjerë dhimbjen me familjet në nevojë edhe në raste të tjera.

Capital T merr mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve në nevojë

Reperi Capital T njihet si një ndër emrat e estradës i cili gjithmonë ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar.

Ai madje në 2019-ën është shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve në nevojë.

Vetë ai e ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram në të cilën shkruan: Capital T, për bashkëpunim dhe kontribut për familjet në nevojë.

Bazuar në pikërisht këtë postim, shihet se Capital T është ndier mirë për shkak të mirënjohjes që ka marrë.

Kujtojmë se ai qe një kohë qëndron krah humanistit dhe hoxhës, Halil Kastrati. Deri më tani i doli në ndihmë shumë familjeve, derisa muaj më parë dhuroi edhe banesë në vlerë 30 mijë euro.
Tayna dhuroi ushqime për familjet e varfëra, megjithatë nuk donte që humanizmi i saj të shfaqej publikisht

Reperja Tayna i është bashkuar një sfide ku duhej që të ndihmonte një familje në nevojë mirëpo ky nuk është rasti i vetëm që ajo ka ndihmuar pasi të tjert nuk i ka bërë publike dhe këtë e ka thënë vet reperja pranë postimit ku shihet me ushqim të cilin e ka blerë për të ndihmuar.

“Kurrë nuk kam pas dëshirë me i bo publike ndihmat që i kam bërë, po meqë u krijua kjo sfidë, atëherë mendoj se mesazhi që përcjell mund të influencojë edhe njerëzit e tjerë që kanë mundësi sado pak të bëjnë një gjë të tillë. Ndihmo jo vetëm tani me rastin e sfidës, por sa herë të mundesh! Nominoj të gjitha rap-artistet tjera”, kishte shkruar ajo.
Azet ndihmon familjet me nevojë në festën e Kurban Bajramit

Reperi Azet vitin që lamë pas ka treguar zemërgjerësinë duke ndihmuar familjet në nevojë me rastin e festës së Bajramit.

Derisa shumica uronin për festën nëpërmjet fotografive të ndryshme familjare, Azet ka publikuar ushqimin që ka zgjedhur ta dërgojë në shtëpitë ku kishin nevojë.
Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi për 28 Nëntor, krah tij Gold AG

Humanisti Halil Kastrati ka dhuruar një numër të madh shtëpish me rastin e 28 Nëntorit dhe krah tij si edhe në raste të tjera shihej reperi Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG.

Goldi ka dhënë shpesh kontributin e tij edhe në vitet e tjera, e këtë vit përveç se i ka ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri krah Halil Kastratit ka ndihmuar edhe familjet e tjera në vendet e ndryshme shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B5F_aT4lWzd/?utm_source=ig_embed

Rina Balaj ndihmon familjet në nevojë për Ramazan

Reperja shqiptare, Rina Balaj, është po ashtu një prej artisteve e cila ka bashkëndjerë dhimbjen me familjet në nevojë.

Në 2019-ën ajo zgjodhi që të ndihmojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet rep-artistja duke shpërndarë ushqim për familjet në nevojë.

Ajo ka vendosur që këtë gjest që është për t’u duartrokitur, ta bëjë pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit.Kujtojmë se ndihma të tilla artistët shqiptarë kanë ofruar edhe vitet e kaluara, mirëpo kemi ndarë vetëm disa prej emrave që treguan në vitin 2019 se sa të afërt janë me familjet në nevojë duke treguar kështu se pavarësisht angazhimeve të shumta me koncerte, bashkëndjenjë dhimje edhe me ata që kushtet nuk i kanë të mira.

Marketing