Etrit Berisha fiton besimin e Gasperinit, titullar edhe në vijim

Ndeshja e shkëlqyer kundër Parmas, duket se i ka dhënë mundësi Etrit Berishës të fitojë një vend titullari tek Atalanta. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane, të cilat shtojnë se tashmë portieri shqiptar mund të jetë sërish titullar me skuadrën e drejtuar nga trajneri Gian Piero Gasperini. Etrit Berisha bëri një ndeshje të mirë javën e kaluar duke dhënë sinjale të qarta se po kthehet në formën e tij më të mirë.

Deri më tani, Atalanta ka pasur shpesh rrotacion në portë, por Gollini ka qenë titullar i padiskutueshëm në ndeshje të rëndësishme. Por trajneri Gasperini është bindur nga ndeshja e fundit e Berishës, ndaj dhe nesër shqiptari mund të jetë titullar.

Por nëse Berisha pritet të jetë titullar, tek Atalanta duket se nuk ka vend për Berat Gjimshitin, futbollistin tjetër të kombëtares shqiptare që aktivizohet me klubin italian. Qendërmbrojtësi nuk po gjen hapsira në skemat e Gasperinit, pasi ky i fundit përdor mbrojtjen me tre, dhe ka fiksuar tre lojtarë kyç që po kryejnë mësëmiri rolin e tyre.

Sfida e radhës e Atalantës në Serinë A do të jetë ajo kundër Bologna në transfertë, një takim ku skuadra e Gasperinit do të synojë tre pikët, me qëllim që të afrohet më shumë vendet e mesit në kalsifikim.

evn