Kombëtarja e Belgjikës ka vazhduar me fitore në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.
Belgjika ka fituar edhe ndeshjen e nëntë në kualifikueset e Euro 2020, duke mposhtur Rusinë me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Thorgan dhe Eden Hazard. Golin e parë të takimit e shënoi Thorgan, kur kaluan vetëm 19’ minuta lojë.

Eden Hazard shënoi në minutat 33’ dhe 40’ për të bërë që Belgjika të shkojë me 0:3 në pushimin mes dy pjesëve.
Romelu Lukaku regjistroi golin e katërt për Belgjikën në këtë ndeshje, kur në minutën e 72’ pranoi një asistim nga De Bruyne.

Rusia shënoi golin e nderit në minutën e 79’, me anë të Dzhikiya.
Belgjika numëron 27 pikë në pozitën e parë pas nëntë ndeshjeve, kurse Rusia mbanë pozitën e 2-të, me 22 pikë.

evn