“Euro 2020”, cilës Kombëtare çfarë i duhet për tu kualifikuar

Sonte do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të grupeve në kuadër të “Euro 2020”.

Marketing

Sot në kuadër të “Euro 2020” do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë skuadrat e fundit të cilat do të bashkohen me 16 më të mirat në fazën e eliminimit direkt, transmeton lajmi.net.

Por, çfarë u duhet Kombëtareve të bëjnë dhe kush ka mundësi kualifikimi?

Dy të parët e grupeve kualifikohen direkt, nga gjashtë grupe 12 Kombëtare do të kualifikohen direkt në fazën e eliminimit, ndërsa nga vendi i tretë do të kualifikohen katër të tjera.

Grupi A: Italia dhe Uellsi janë kualifikuar, ndërsa Zvicra kualifikohet nga vendi i tretë si njëra nga katër skuadrat.

Grupi B: Belgjika dhe Danimarka kualifikohen direkt, ndërsa Finlanda ka tri pikë dhe duhet të presë deri në fund rezultatet nëse mund të shkojë tutje.

Grupi C: Holanda dhe Austria janë kualifikuar nga dy vendet e para, ndërsa Ukraina në vendin e tretë me tri pikë duhet të presë deri në fund rezultatet që të shohë nëse mund të shkojë.

Grupi D: Anglia dhe Kroacia kualifikohen nga vendet e para, dhe Çekia me katër pikë është Kombëtarja e dytë mbas Zvicrës që siguron kualifikimin nga vendi i tretë.

Grupi E: Në këtë grup gjithçka është e hapur, Suedia ka siguruar kualifikimin edhe nëse bie në vendin e tretë, ndërkohë Spanja ka dy pikë dhe Sllovakia ka tri dhe Polonia e fundit me një. Spanja luan me Sllovakinë, ndërsa Suedia me Poloninë.

Grupi F: Grupi i vdekjes ka dhuruar sektakël, edhe këtu gjithçka mbetet e hapur. Franca ka katër pikë dhe ka siguruar kualifikimin, ndërsa Gjermania dhe Portugalia ende po luftojnë me nga tri pikë. Në rast se Portugalia humb nga Franca, atëherë ata mund të mos kualifikohen tutje nga vendi i tretë ndërkohë Gjermania ndeshet me Hungarinë dhe mund të kualifikohet në rast të fitores apo barazimit në rast se Portugalia humb.