Euro 2020, Kroacia falë Musa-s kalon në finale

Kombëtarja e Kroacisë në hendboll, do të luajë në finale të Kampionatit Evropian në hendboll, që po zhvillohet në Austri, Suedi dhe Norvegji. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim, pran rezultatit 23-23, andaj ndeshja shkoi në vazhdime nga 5 minuta.

Marketing

Në vazhdimin e parë të dy anët shënonin nga një gol dhe nuk kishte asnjëra prej tyre epërsi në gola. Mirëpo në sekondat e fundit të kohës së fundit shtesë, ishte Zhelko Musa që shënoi golin e fundit për fitore të Kroacisë pran rezultatit 29-28.

Duvnjak ishte më efikas te Kroacia me 8 gola të shënuara, ndërsa te Norvegjia u dallua Sagosen me 10 gola. Në finale e madhe, më 26 janar, Kroacia do të përballet me fituesin e sfidës Spanjë-Slloveni.

https://twitter.com/EHFEURO/status/1220787269788819456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1220787269788819456&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.alsat-m.tv%2Feuro-2020-kroacia-fale-musa-s-kalon-ne-finale%2F

Marketing