Euro do të jetë më i fuqishëm se dollari amerikan gjatë 2020-ës

Valuta e euros mund të forcohet më tej, për t’u këmbyer me 1.16 dollarë gjatë gjithë vitit 2020 falë një sërë faktorësh, jo detyrimisht rimëkëmbjes ekonomike në Evropë.
Tashmë jashtë kufijve të kontinentit konfliktet vijojnë dhe rreziqeve e të ulëta politike dhe mungesa e ndonjë ndryshimi të rëndësishëm të politikave monetare nga Banka Qendrore Evropiane pritet të ndikojnë në forcimin e monedhës së përbashkët.

Marketing

Euro e përdorur në 19 vende evropiane, është tregtuar me 1.11 dollarë dhe ka filluar tendencën në rritje. Euroja filloi të humbasë ndaj dollarit gjatë gjithë vitit 2019, për shkak të tensioneve tregtare ndërkombëtare, të dhëna ekonomike të dobëta dhe rreziqeve të perceptuara politike.

Në muajin shtator, euroja ra në 1.09 dollarë pasi investitorët vunë në dyshim perspektivat ekonomike të Gjermanisë, ndryshimet në qeverinë italiane dhe faktin nëse Banka Qendrore Evropiane do të njoftonte ndonjë stimul të mëtejshëm monetar.

Ndërsa vit i ri i ka filluar, strategët e bursës dhe ekspertët e fushës besojnë se euro do të kompensojë disa nga humbjet e vitit të kaluar.

“Ne mbetemi konstruktivë se në vitin 2020, një rritje e qëndrueshme ciklike do ta mbajë monedhën e përbashkët në nivele më të larta se dollari”, tha banka Nomura në një hulumtim të fundit të tregut.

Nomura tha se të dhënat evropiane do të mbeten në fuqi pasi Banka Qendrore Evropiane nuk pritet të ndryshojë politikat e saj aktuale. Madje ajo ka hapësirë për disa reforma pozitive, daljet e kapitalit po bien dhe ka rreziqe më të ulëta politike, se sa shtetet e tjera në Lindje apo SHBA.

Marketing