Euroambasadori Gir dhe kryetari i qytetit të Shkupit do ta hapin “Veloshtad”

Euroambasadori Djevid Gir dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot zyrtarisht do ta hapin parkingun për biçikleta “Veloshtad” në kuadër të Qendrës transportuese.

Marketing

“Ky vend urban për çiklistët plotëson nevojat e tyre praktike kur bëhet fjalë për parkim dhe servisim, dhe murali i financuar nga Bashkimi Evropian dërgon mesazh për lëvizshmëri më të mirë, aktivitet sportiv dhe një mënyrë jetese të shëndetshme”, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Sipas tyre, hapja e “Veloshtad” zëvendëson festimin e Ditës pa automobila, e cila këtë vit nuk mund të festohej në mënyrën tradicionale me paradë masive të biçikletave për shkak të Kovid-19. Ngjarja mbahet njëkohësisht në kontekstin e Javës Evropiane të mobilitetit, e cila plotësohet me Javën Evropiane të sporteve. “Veloshtad” bashkon të dy mesazhet që BE dërgon në fund të çdo shtatori – “Mobilitet për të gjithë me emision zero” dhe “Jini aktiv”.

Marketing