Eurointegrimet, Zaev: Ne vepruam, BE-ja ta mbajë fjalën

Kryeministri Zoran Zaev sërish fton Bashkimin Evropian që ta mbajë premtimin e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të krijojë kushte për miatimin e kornizës negociuese për vendin tonë. Bëmë gjithçka, rrezikuam, realizuam reforma dhe tani presim nga Bullgaria dhe Unioni Evropian të kryejnë obligimet e tyre, tha Zaev. Me qeverinë teknike bullgare pret të vazhdojnë bisedimet dypalëshe dhe të gjendet kompromis para fundit të qershorit kur do të mbahet samitit i Këshillit të BE-së.

Marketing

“Evropa e ka obligim, detyrim dhe ndjenjë të përgjegjësisë që përfundimisht rruga e evropianizimit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht RMV-së patjetër të vazhdojë. Jemi vend që më tepër kemi pritur. Presim tani hapin e rradhës, konferencën e parë ndërqeveritare. I dërgoj mesazh Bullgarisë mike, qeverisë së re që të bëj hapin e e rradhës sepse është koha të tregojë raporte evropiane, përgjegjësi për Ballkanin Perëndimror, për fqiun e parë perëndimor RMV-në të bëj një hap që përfundimsiht Evropa të plotësojë fjalën e dhënë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Për kryeministrin Zoran Zaev është me rëndësi se nuk ka ndarje me Shqipërinë dhe vazhdon eurointegrimi në pako, për çka thotë se me Tiranën zyrtare do të ndihmohen njëra me tjetrën në aspiratat drejt BE-së.