MF e dëshmon angazhimin e fuqishëm në drejtim të stabilizimit të borxhit

Republika e Maqedonisë së Veriut sot plotësisht e pagoi Euroobligacionin e emetuar
në vitin 2014 dhe me këtë e ka shlyer borxhin prej 500 milionë eurove, me ç’rast borxhi (shtetëror dhe publik) u zvogëlua për 4.358 p.p., ku Ministria e Financave edhe një herë tregoi angazhimin e fuqishëm në drejtim të stabilizimit të borxhit dhe pozicionimin e tij në korniza të Kriterit të Mastrihtit, gjegjësisht në nivel nën 60%.

Marketing

Sot, treguam se buxheti është likuid. Sot, paguam 500 milionë euro për Euroobligacionin nga viti 2014 për të cilin kemi paguar interes vjetor prej 20 milionë eurove dhe me Euroobligacionin e emetuar në muajin mars të këtij viti, norma e interesit është tetë milionë euro. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme që të krijojmë pamje të qartë të gjendjes së buxhetit dhe mënyrës së menaxhimit të të gjitha programeve që parashihen gjatë periudhës së krizës, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, në seancën plenare në Kuvend ku zhvillohet debati lidhur me Propozim ribalancin e Buxhetit për vitin 2021.

Euroobligacioni 3, në vlerë prej 500 milionë eurove u emetua në muajin korrik të vitit 2014 me afat të maturimit prej shtatë viteve dhe me normë të interesit prej 3.975%. Mjetet për euroobligacionin e maturuar janë siguruar përmes Euroobligacionit (të tetë) të sapoemetuar në muajin mars të këtij viti, me afat prej shtatë viteve dhe me normë të interesit historikisht më të ulët prej 1.625 %.

Norma e interesit me të cilin u emetua Euroobligacioni i tetë (2021) është për 2.35 pikë përqindjeje më e ulët se norma e interesit të Euroobligacionit të tretë të vitit 2014. Interes për blerjen e Euroobligacionit të tetë shfaqën 130 investitorë. Vlera e euroobligacionit të tetë nga marsi i vitit 2021 ishte 700 milionë euro, ndërsa mjetet për pagesën e
Euroobligacionit të tretë shfrytëzohen edhe për nevojat për ballafaqim me efektet e krizës së kovidit, përkatësisht për përkrahjen e sektorit shëndetësor si dhe për pakot e masave antikrizë për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë.

Vendi deri më tani,  në tregun e kapitalit ndërkombëtar ka emetuar 8 euroobligacione edhe atë: në vitin 2005, 2009, 2014, 2015, 2016, 2018, 2020 dhe 2021. Në tërësi u paguan Euroobligacioni një, dy tre dhe katër. Për pagesë në vitin 2023 maturuan Euroobligacioni i 5, në vitin 2025 Euroobligacioni i 6, në vitin 2026 Euroobligacioni i 7 dhe në vitin 2028 Euroobligacioni i 8.

MF informoi se Buxheti është likuid. Ka realizim të shkëlqyer të të hyrave që ishte dhe një nga prioritetet e Ribalancit, ndërsa shpenzimet realizohen në mënyrë të rregullt dhe në kohë në kuadër të parashikimeve dhe pritjeve dhe nuk do të ketë nevojë për huamarrje të reja nga jashtë nga ajo që planifikohet deri në fund të vitit. Të hyrat nga fillimi i vitit shënuan rritje prej 15.6% në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Me anë të Ribalancit të Buxhetit për vitin 2021 u parashikuan 4.7% të hyra më të larta në raport
me projeksionet fillestare të Buxhetit.

Marketing