Europa dhe Amerika largohen çdo vit 4 centimetra

Europa dhe Amerika po largohen gjithmonë e më shumë. Nuk është fjala për aspektin politik  apo kulturor, por  në atë gjeologjik: të dy kontinentet po largohen nga njëri-tjetri me 4 centimetra në vit dhe shkaku mund të jetë një shtyrje e krijuar nga korja e tokës në Oqeanin Atlantik.

Marketing

Kjo tregohet nga hulumtimi i botuar në revistën Nature dhe i koordinuar nga Universiteti Britanik i Southampton, me grupin e sizmologut Matthew Agius, i cili aktualisht punon në Itali, në Universitetin e Roma Tre.

Midis Amerikës, Evropës dhe Afrikës ekziston një varg malor nënujor që shkon nga Poli i Veriut në Antarktidë, dhe që ndan pllakën Euroaziatike nga ajo “Amerikane”.

Në përgjigje të këtij formacioni, nga thellësia e tokës del një material për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga pllakat që po ndahen. Ky proces normalisht drejtohet nga forcat e gravitetit ndërsa pjesët më të dendura të pllakave zhyten në koren e tokës.

Tani sizmologët në Universitetin e Southampton kanë gjetur gjurmë të ringritjes së ujërave të thella në materialin që gjendet mes kores së tokës dhe bërthamës së saj.

Ky proces i nisur në 600 km thellësi, shtyn pllakat duke shkaktuar largimin e kontinenteve

Marketing