Europa League, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët nëse kalojnë turin

Është hedhur shorti i përballjeve të raundit të radhës së Europa League dhe të interesuara padyshim që kanë qenë ekipet shqiptare.

Marketing

Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë raundin e dytë paraeliminator.

Nëse Kukësi do të kalojë Ëolfsburg do të përballet me ukrainasit e Desna. Teutën e pret fituesi i çiftit Lokomotiv Tbilisi-Dinamo e Moskës nëse arrin të bëjë mrekullinë dhe të kalojë Granadën. Laçi mund të ketë kundërshtarë fituesen e çiftit Coleraine-Motherëell nëse kalon Hapoel Beer Sheva.

Shkëndija e Tetovës do ta ketë të vështirë të kalojë në fazën e grupeve të Europa League, pasi edhe në rast se eliminon Botosanin, rrezikon përballjen e Tottenham Hotspur i cili do të ndeshet me Lokomotiv Plovdiv

Short i vështirë edhe për Renovën, që nëse eliminon Hajdukun e Splitit do të përballet me fituesen e çiftit Neftçi Baku-Galatasaray.

Drita, nëse kalon ndaj Sileksit, do i duhet të përballet me Legian e Varshavës.

Marketing