Roma dhe Arsenali kanë marrë fitoret nga ndeshjet e para në Europa League, duke e mposhtur 1-0 Gentin, respektivisht Olympiacosin.

Roma e Paulo Fonseca e ka mposhtur 1-0 në shtëpi skuadrën e Gentit në ndeshjen e parë në Europa League dhe do të udhëtojë në Belgjikë javën tjetër me rezultatin në favor.

Golin e fitores e ka shënuar i riu i transferuar nga Barcelona, Carles Perez, në minutën e 15’.
Fitore ka arritur edhe Arsenali, por të vështirë në udhëtim te Olympiacos.

Të besuarit e Mikel Artetës triumfuan me rezultat minimal 0-1.

Gjatë gjithë kohës Arsenali ishte pak skuadër më e mirë dhe e kërkoi golin duke e gjetur atë në minutën e 81’, Alexandre Lacazette shënoi për t’ia dhuruar fitoren ‘Topçinjve’.
Tani Arsenali do të kërkojë të kryejë punë javën tjetër në Emirates dhe të sigurojë biletën për fazën tjetër të Europa League.