Europa, më shumë raste të reja sesa kishte Kina në kulmin e shpërthimit

Europa, është kthyer në epiqendrën e koronavirusit në botë.

Marketing

“Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë”, u tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gazetarëve në Gjenevë, por pa dhënë shifra për krahasimin e tij me Kinën.

Sipas tij kjo lidhet me shfaqjen e më shumë rasteve të reja në kontinent, krahasuar me ato që kishte Kina në kulmin e shpërthimit të saj.

Megjithatë, pretendimi se Europa tani po e tejkalon Kinën është veçanërisht i habitshëm, sepse popullsia e kontinentit të vjetër me rreth 740 milionë banorë, është shumë më e vogël se popullsia e Kinës, me rreth 1.4 miliardë banorë.

Europa ka momentalisht në total 28,550 raste, ku më shumë se gjysma janë në Itali, si dhe 1,198 të vdekur.

Marketing