Europa merr masa për valën e nxehtësisë

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar që “nxehtësia e Saharës” të prek kontinentin europian këto ditë në vijim, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Pritet që shtete si Franca dhe Skocia të arrijnë temperatura rekorde, që nuk janë parë asnjëherë në muajin qershor.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka paralajmëruar të gjithë shtetasit që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm gjatë kësaj kohe. Kjo pasi që herën e fundit që kishte ndodhur një valë e nxehtësisë shumë njerëz kishin vdekur për shkak të mospërballimit të temparaturave.

Provimet e studentëve në shumë shtete janë shtyrë në një përpjekje që të mos detyrohen qytetarët të dalin pa nevojë jashtë gjatë nxehtësisë më të madhe.
Po ashtu në Francë, ku po mbahet Kupa e Botës për femra, janë paralajmëruar pushime të shumta gjatë lojës në mënyrë që lojtaret të hidratohen.

Në Gjermani është vënë një kufi i shpejtësisë nëpër autobane. Kjo për shkak se në temperatura shumë të larta, në shpejtësi të madhe, gomat e veturave shpërbëhen lehtësisht.
Gjithashtu rreziku i djegies së pyjeve është shumë i madh.
Qytetarët janë këshilluar që të pinë sa më shumë ujë dhe të mos ekspozohen në diell.

Marketing