Eurostat: 61,2 për qind e vendasve nuk mund t’i lejojnë vetes pushim

Sipas të dhënave të Eurostat, 61,2 për qind të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund t’i lejojnë vetes pushim shtatëditor gjatë vitit, njofton Koha.mk

Marketing

Megjithatë, numri i atyre që nuk mund të shkojnë në pushim shënon rënie në krahasim me vitin 2010 prej kur mbahet evidencë statistike për vendin, kur ajo përqindje ka qenë 74,2.

Në Bashkimin Evropian, në një pushim njëjavor vjetor nuk mund të shkojnë 28,3 për qind e qytetarëve nga shtetet anëtare të Unionit më të moshuar se 16 vjeç.

Pushim vjetor nuk mund të lejojnë 58,9 për qind e rumunëve, 51,3 për qind e kroatëve dhe 51 për qind e grekëve.

Kundrejt tyre pushim njëjavor jashtë shtëpive të tyre nuk mund të lejojnë vetëm 10,9 për qind e qytetarëve të Luksemburgut dhe 9,7 për qind suedezëve.

Nga shtetet kandidate për anëtarësim në BE, në pushim shtatëditor nuk mund të shkojnë 56,9 për qind e qytetarëve të Serbisë dhe 60,8 për qind e turqve.