Jetëgjatësia mesatare e një qytetarit në Maqedoni është 75,4 vjet, që është për 5,6 vjet më i shkurtër nga banorët e BE-së të cilët mesatarisht jetojnë 81 vjet, tregon hulumtimi i Eurostatit.

Më gjatë në Evropë sipas vlerësimeve të Eurostatit, pritet të jetojnë zviceranët 83,7 vjet dhe spanjollët 83,5 vjet, ndërsa më shkurtë bullgarët dhe lituanezët 74,9 vjet.

Nga shtet e rajonit më gjatë jetojnë grekët 81,5 dhe sllovenët 81,2 vjet. Jetëgjatësia e qytetarëve të Shqipërisë është 78,5, Malit të Zi 76,5, ndërsa të Serbisë 75,7 vjet.
Pas zviceranëve edhe spanjollëve, më gjatë në Evropë jetojnë italianët 83,4 dhe francezët 82,7 vjet.

Të dhënat që i publikoi Eurostati janë përpiluar në bazë të jetëgjatësisë të fëmijëve të porsalindur në Evropë në vitin 2016.

Artikulli paraprakTë mërkurën seancë e jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërZaev, Dimitrov dhe Deskoska në takim me deputetët e përjashtuar të VMRO-së