Partia Demokratike ka publikuar shifrat e Eurostat, ku sipas saj shqiparët paguajnë dyfish, se çdo vendi tjetër i rajonit për shëndetësinë. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzar qeverinë, se ajo vjedh qytetarët duke i detyruar të paguajnë më shumë seç duhet. Sipas Bardhit janë shifrat ato që tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur vendin.

“Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë”, shkruan Spahia.