Sipas të dhënave për vitin 2016, në ferma të Bashkimit Evropian punojnë pak më shumë se 10 milionë njerëz. Pjesa më e madhe, madje një e treta e njerëzve që punojnë janë më shumë se 65 vjeç. Vetëm 11 për qind janë popullatë më e re se 40 vjeç, citon Eurostat.

Fermerët e rinj me popullatë të përgjithshme fermerësh janë më pak të përfaqësuar në Qipro, në Portugali dhe në Britani të Madhe.

Pjesën më të madhe e zë Polonia, Sllovakia dhe Austria.

Nga rajoni, investigimi e përfshiu Slloveninë dhe Kroacinë të cilat kanë përafërsisht një pjesëmarrje të popullatës së re të fermerëve prej rreth 10 për qind.

Edhe përkundër statistikës së tillë, thuhet se fermerët e rinj janë më të suksesshëm. Ata kanë pasuri më të mëdha, më tepër kafshë dhe prodhimtari të standardizuar. Burrat janë më të përfaqësuar në bujqësi, kështu që dhjetë burra kanë një grua.