“Eurovision 2021”, sonte nata e dytë e festivalit evropian

Skena më e madhe e muzikës evropiane, “Eurovision 2021” do të vazhdojë sonte me natën e dytë të gjysmëfinales. Organizatorët kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë si dhe të mos rrezikohen pjesëmarrësit dhe publiku. Si këngëtarët ashtu edhe publiku janë të testuar me teste anti-Covid. Në natën e dytë gjysmë-finale do të performojnë 17 shtete, ndërsa si gjithmonë TVM2 do ti përcjell drejtpërdrejtë emocionet dhe ethet e festivalit më të madh muzikor.

Marketing

Motiv shtesë për të gjithë shqiptarët që a ndjekin festivalin është përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, e cila prezantohet me këngën Karma, të shkruar nga Olti Curri dhe me komponim të Kledi Bahitit. Peristeri do të performojë e 11 me radhë. Për shkak të shortit jo të favorshëm, shikuesit e TVM 2 nuk do të mund të votojnë. Gjithsesi që do mbesim deri në fund duke i dëshiruar fat. Por Anxhela nuk është shqiptarja e vetme që do të këndojë në këtë natë. Në skenën e natës së dytë eurovizive do të ngjitet edhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjalë për Gjon Muharemin apo të njohur si Gjoni’s tears që do të përfaqësojë Zvicrën.

Të drejtën për finale këtë natë do ta sigurojnë dhjetë shtete, që së bashku me tanimë 10 të kualifikuarit nga gjysmë finalja e parë, si dhe gjashtë shtetet që sigurojnë kualifikim direkt Holanda, Britania e Madhe, Spanja, Gjermani, Franca dhe Italia do të garojnë të shtunën në finalen e madhe të Eurovisionit.