Eurovision zhvendoset në Amerikë

Festivali i preferuar muzikor, “Eurovizion” do të udhëtoj përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Festivali Amerikan i këngës do të mbahet gjatë sezonës së pushimeve në vitin 2021.

Marketing

Versioni Amerikan i Festivalit të Kengës Eurovizion siç është i konceptuar për momentin, do ti pozicionoj artistët e shteteve ballë për ballë njëri tjetrit, në 5 deri 10 seri televizive, përmes së cilave artistët do të vlerësohen dhe kualifikohen për gjysëmfinale dhe Finalen e Madhe.

“Festivali i Këngës Eurovizion tash e 65 vite është një trashëgimi kulturore unike dhe popullariteti i saj është në rritje. Është koha për Amerikën të përjetoj këtë spektakël, përmes festivalit simotër” ka thënë Martin Österdahl, Udhëheqës Ekzekutiv i Festivalit të Këngës Eurovizion.

Producenti i Festivalit Amerikan të Këngës, Anders Lenhoff, në emër të partnerëve të tij prodhues Björkman, Melzig dhe Settman, tha: “Imagjinoni sikur muzika të ishte një sport olimpik dhe artistë nga e gjithë bota të mblidheshin për të garuar për medaljen e artë. Ky është Festivali i Këngës Eurovizion”.